REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për prodhues të materialit fidanor të hardhisë së rrushit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi i kontrollit të prodhimit të materilait fidanor të hardhisë së rrushit për të garantuar cilësi.

Përshkrimi: Për t'u licencuar si prodhues i materialit fidanor, pala aplikon në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin i Politikave Bujqësore dhe Tregjeve, me këtë rast duhet të sjellë dokumentet e nevojshme të kërkuara sipas udhëzimit administrativ. Procedura për dhënien e licencës zgjatë në një afat prej 30 ditë. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Një vit (1)

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Emri i Subjektit;
  • Adresa/ fshati/Komuna;
  • Kontakti;
  • Data e Aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim; (Origjinal)
  • Certifikata e bizensit dhe informata mbi biznesin; (Kopje)
  • Fletëpagesa e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr te zyrtari përkatës në vlerë prej 10 euro); (Origjinal)
  • Deklaracionin mbi analizat e tokës (kjo vlen për prodhuesit e fidaneve të pemëve dhe hardhisë); (Kopje e vertetuar)
  • Diploma për përgatitjen profesionale (inxhinier i bujqësisë drejtimit përkatës); (Kopje)
  • Deklaratën mbi prejardhjen e materialit për shumim; (Kopje)
  • Procesverabili nga inspektori fitosanitarë (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 euro - njëjtë edhe për vazhdimTransfer bankar 1000400070001150