REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për ndërmjetësues

Ministria e Drejtësisë, Divizioni për Jurisprudence, Ndërmjetësim dhe Administratorët Falimentues

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është selektimi apo përzgjedhja e kandidatëve në bazë të meritës për ta ushtruar detyrën e ndërmjetësuesit, përkatësisht për ta jetësuar sistemin e ndërmjetësimit në Kosovë.

Përshkrimi: “Ndërmjetësuesi” është pala e tretë, neutrale e autorizuar të ndërmjetësojë në mes dy palëve me qëllim të zgjedhjes së mosmarrëveshjeve, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit. Ndërmjetësues mund të jetë çdo person i cili i plotëson kushtet e përgjithshme për punësim në përputhje me ligjet në fuqi. Ndërmjetësuesi përveç asaj që u cek, duhet të ketë kualitete të larta morale dhe të jetë i regjistruar në regjistrin e ndërmjetësuesve. Trajnimet për ndërmjetësues i organizon Komisioni i ndërmjetësimit në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë. Personi i interesuar aplikon në Ministrinë e Drejtësisë. Personi i cili është i suksesshëm në kryerjen e trajnimit për ndërmjetësues do t’i lëshohet një certifikatë, e cila shërben si bazë për hyrjen në regjistrin e ndërmjetësuesve. Certifikimin e ndërmjetësuesve e bënë Komisioni i ndërmjetësimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Pa afat kohorë

Organi i ankimimit: Ministria e Drejtësisë, Komisioni per shqyrtimin e ankesave

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri dhe adresa e aplikuesit
  • Diploma universitare
  • Përvoja e punës
  • Dorëzimi i kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Diplomë Universitare (Kopje)
  • Letërnjoftimin (Kopje)
  • Vërtetim i përvojës së punës në kohëzgjatje të paktën tri vite (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion