REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për tregtimin e materialit fidanor të hardhisë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrollimi i materilait fidanor të pemëve me qëllim të sigurimit të cilësisë së këtyre produketeve bimore.

Përshkrimi: Për marrjen e licencës për tregtues të materialit fidanor te hardhisë së rrushit pala duhet të aplikojë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve / DPBT/ ku duhet të sjellë dokumentet e kërkuara nga Departamenti. Autoriteti Licencues është i obliguar të lëshojë licencën, më së largu mbrenda afatit prej 30 ditësh, nga dita e aplikimit gjegjësisht kompletimit të dokumentacionit. Pagesat kryhen përmes llogarisë bankare. Procedura ka te bëjë me tregtimin e materialit fidanor të hardhise se rrushit. Procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Nje Vit (1)

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Kërkesa për Aplikim;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Emri i Subjektit;
  • Adresa/ fshati/Komuna;
  • Data e aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim; (Origjinal)
  • Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; (Origjinal)
  • Fletëpagesën e taksës për regjistrim (fletëpagesën e merr te zyrtari përkatës) në vlerë prej 30 €; (Origjinal)
  • Diploma për përgatitjen profesionale (e nevojshme shkolla e mesme bujqësore); (Kopje e vertetuar)
  • Procesverabili nga inspektori fitosanitar (për ruajtjen e materilit fidanorë në depo ose fushë në të hapur). (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 euro - njëjtë edhe për vazhdimPagesa në cash 1000400070001150