REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për prodhuesit shpërndarësit e automatëve

Ministria e Financave, Administrata Tatimore e Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mbikëqyrja e mënyrës së organizimit dhe funksionimit të lojërave të fatit pasi konsiderohet një biznes i mbështetur në mirëbesim. Çdo licencë e lëshuar sipas këtij ligji është një privilegj i revokueshëm, dhe asnjë mbajtës i saj nuk fiton të drejta të përhershme të saj.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës për licencim nga subjekti bëhet në Departamenti e Lojërave të Fatit. Kërkesa shqyrtohet nga Departamenti në afat prej 90 ditëve. Licenca lëshohet nga Drejtori Gjeneral i Administratës Tatimore të Kosovës dhe vlefshmëria e saj është në afat prej 2 viteve.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Sipas ligjit të procedurës administrative

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Parashtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë
  • Tel - e-mail
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Vula e subjektit afarist dhe nënshkrimi

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të TVSH-së (Origjinal)
  • Dëshmi nga Administrata Tatimore e Kosovës (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Gjykata (Kopje)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike (Origjinal)
  • Kontrat për qiradhënie (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10,000 euro për licencën fillestare ndërsa 5,000 Euro për vazhdimPagesa në cash 1000420070000370

Formulari nuk është në dispozicion