REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për tregtues të farës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i cilësisë së farave të kulturave bujqësore që tregtohen në publik.

Përshkrimi: Subjektet e interesuar për t'u pajisur me licencë për tregtues të farave të kulturave bujqësore, duhet të paraqesin kërkesën pranë Departamentit të Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve. Shqyrtimi i kërkesës, bëhet nga komision i veçantë në kuadër të Departamentit të Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve, me ç’rast komisioni rekomandon për dhënien e licencës. Kohëzgjatja e licences është 3 vite, me mundësi vazhdimi. Subjektet duhet të paraqesin kërkesë për vazhdim të licencës në afatin kohor prej 30 ditësh para skadimit të afatit të licencës paraprake.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i biznesit dhe importuesi i farës;
  • Emri i Subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa,vendi,komuna;
  • Tel., fax, e-mail;
  • Emri dhe mbIemri i agronomit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Veprimtarinë për të cilën regjistrohen;
  • Data e aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;
  • Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën mbi regjistrimin e biznesit; (Kopje)
  • Kërkesa për regjistrim; (Kopje)
  • Diploma e Shkollës së Mesme të Bujqësisë; (Kopje e vertetuar)
  • Procesverbalin e Inspektoratit Fitosanitar për gjendjen e depos; (Origjinal)
  • Për vazhdim të licencës paraqitet kopja e licencës egzistuese dhe procesverbali nga Inspektorati Fitosanitar; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa80 Euro (për vazhdim të licencës 60 Euro)Transfer bankar 1000400070001150