REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për hulumtim për minerale ndërtimore

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është hulumtimi i lëndëve minerale në Republikës e Kosovës, mbikëqyrja e personave në industrinë minerale, lehtësimi dhe mbeshtetja e një pjesëmarrje dhe konkurrence më të madhe të sektorit privat në industrinë minerare.

Përshkrimi: Paraqitja e kërkesës nga subjekti për licencë bëhet në Departamentin Ligjor të Komisionin e Pavarur për Miniera e Minerale, shqyrtimi i kërkesës për dhënien e licencës bëhet nga Bordi dhe brenda 60 ditëve Komisionin i Pavarur i Miniera dhe Mineraleve bën lëshimin e vendimin me një shpjegim me shkrim për dhënjen e licencës. Mineralet Ndërtimore - të gjitha mineralet dhe materialet tjera të ndërlidhura që shfrytëzohen me qëllim të përdorimit në industrinë e ndërtimtarisë, përfshirë, rërën, zhavorrin, gurin gëlqeror (dhe gurët tjerë sedimentar) granitin (dhe gurët tjerë magmatik) dhe mermeri (dhe gurët tjerë metamorfik) përfshirë argjilitet, mergelet, gëlqeren e shuar, shapin, andezitet, bazaltin, dunitet, diabazën, tufin, rreshpet, rreshpet argjilore, gurë rrasash, ranoret, rërën kuarcore, agregatet dhe gurët ndërtimor, serpentini, perioditi, duniti, dioriti, diabazi, bazalti, gabro, sieniti, gnejset dhe kuarcitet.

Baza ligjore

  • LIGJI NR. 03/L-163 PËR MINIERAT DHE MINERALET
  • Ligji Nr.04/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-163 për miniera dhe mineralet Nenet 16-19 Gazeta Zyrtare e Republik së Kosovës / Nr. 11 / 02 Maj 2013, Prishtinë

Vlefshmeria e lejes: 2 (dy) vite

Organi i ankimimit: Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i kërkesës të KPMMM-së
  • Data e paraqitjes së kërkesës
  • Koha e paraqitjes së kërkesës (ora)
  • Emri i biznesit
  • Adresa e regjistruar zyrtarisht
  • Zona kadastrale - Komuna
  • Nr. Regjistrimit të biznesit
  • Numri i telefonit
  • Adresa elektronike
  • Paraqitja e kërkesës
  • Kriteret për dhënien e licencës
  • Deklarata e parashkruesit të kërkesës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Formulari i kërkesës (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Themelore që aplikuesi nuk është i dënuar për veprat penale me heqje lirije me shumë se 6 (gjashtë muaj (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Dëshmi nga Gjykata Ekonomike se aplikuesi nuk është në falimentim ose nën administrim të dhunshëm gjyqësor (Origjinal)
  • CV-ja (Origjinal)
  • Harta (Origjinal)
  • Programi i hulumtimit (Origjinal)
  • Pëlqim mjedisor (Origjinal, Kopje)
  • Pëqim komunal (Origjinal)
  • Kërkesa për licencë/ Deklarata e parashkruesit e kërkesës (Origjinal)
  • Për vazhdim të licencës kërkohet vetëm kopja e licencës fillestare, Përshkrimi i aktiviteteve të hulumtimit ushtruar deri atëhere, Programi i hulumtimit si dhe Kërkesa për Licencë dhe Deklarat e parashtruesit të kërkesës (NUK KA)
  • Vërtetimi nga Administrata Tatimore e Kosovës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa100 euroTransfer bankar 1000430070055950 kodi 50019
Tarifa100 euro Transfer bankar 1000430070055950 kodi 50019

Sharko formularët