REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për shfrytëzimin e tokës për mullinj

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencioni Pyjor i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës për shfrytëzimin e tokës pyjore në pronësi shtetërore me qira për mullinj.

Përshkrimi: Kjo leje aplikohet për ta mundësuar shfrytëzimin e tokës për mullinj. Parashtruesi i kërkesës obligohet të kompletojë dokumentacionin e kërkuar nga Agjensioni Pyjor i Kosoves. Kërkesa pastaj verifikohet në terren nga komisioni profesional i cili edhe harton rekomandimet për Kryeshefin Ekzekutiv të Agjensionit, për aprovim ose refuzim të kërkesës. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite dhe sipërfaqja maksimale është 5 ha.

Organi i ankimimit: Agjencia e Pyjeve të Kosoves – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Pronësia e ngastrave (Titullari i pronës);
  • Numri i parcelave dhe ngastrave;
  • Kultura e ngastrave (pyll, tokë pyjore, kullotë);
  • Sipërfaqja e kërkuar me qira;
  • Qëllimi i kërkesës;
  • Zona Kadastrale;
  • Kuvendi Komunal ku ndodhet Parcela;
  • Emri i Operatorit Ekonomik dhe përfaqësuesit që ka parashtruar kërkesë;
  • Numri i telefonit për kontakt;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Lista poseduese; (Origjinal)
  • Kopja e planit me Koordinata; (Kopje e vertetuar)
  • Pëlqimin komunal; (Origjinal)
  • Certifikata e Regjistrimit të Biznesit; (Origjinal)
  • Certifikata e numrit fiskal; (Origjinal)
  • Letërnjoftimi; (Kopje)
  • Aplikacioni (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa0.20 € (njezet cent) për një m2 (meter katror) në vitTransfer bankar 1000-4000-7000-115