REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për prodhues të farës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i prodhimit të farave të kulturave bujqësore për të garantuar cilësinë e tyre.

Përshkrimi: Subjektet e interesuara për t'u pajisur me licencë për prodhues të farave të kulturave bujqësore, duhet ta paraqesin kërkesën në Departamentin e Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve. Shqyrtimi i kërkesës, bëhet nga komisioni i veçantë në kuadër të Departamentit të Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve, me ç’rast komisioni rekomandon për dhënien e licencës për prodhues të farave. Procedura është e njëjtë për vazhdim të licencës. Kohëzgjatja e licencës është 3 vite, me mundësi vazhdimi. Subjektet duhet të paraqesin kërkesë për vazhdim të licencës në afatin kohor prej 30 ditësh para skadimit të afatit të licencës paraprake.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i biznesit dhe importuesi i farës;
  • Emri i Subjektit;
  • Emri dhe mbemri i pronarit;
  • Tel., fax., e-mail;
  • Emri dhe mbemri i agronomit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Veprimtarinë për të cilën regjistrohen;
  • Data e aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;
  • Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit; (Origjinal)
  • Kërkesa për regjistrim; (Kopje)
  • Diploma e fakultetit të Bujqësisë; (Kopje e vertetuar)
  • Procesverbalin e Inspektoratit Fitosanitar për gjendjen e depos; (Origjinal)
  • Për vazhdim të licencës paraqitet kopja e licencës egzistuese dhe procesverbali nga Inspektorati Fitosanitar (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 euro (90 euro për vazhdim të licencës)Transfer bankar 1000400070001150