REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për import të farës

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli i farave të kulturave bujqësore që importohen në Kosovë për ta garantuar cilësinë e tyre në treg.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Departamentin e Prodhimit të Mbrojtjes se Bimëve, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Shqyrtimi i kërkesës, bëhet nga komision i veçantë në kuadër të Departamentit të Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve, me ç’rast komisioni rekomandon për dhënien e licencës për import të farave. Procedura është e njëjtë për vazhdim të licencës. Kohëzgjatja e licencës është 3 vite, me mundësi vazhdimi. Subjektet duhet të paraqesin kërkesë për vazhdim të licencës në afatin kohor prej 30 ditësh para skadimit të afatit të licences paraprake.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i biznesit dhe importuesi i farës;
  • Emri i Subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Tel., fax., e-mail;
  • Emri dhe mbiemri i agronomit;
  • Adresa,vendi,komuna;
  • Veprimtarinë për të cilën regjistrohen;
  • Data e aplikimit;
  • Nënshkrimi i aplikuesit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Kërkesa për regjistrim; (Kopje)
  • Diploma e fakultetit të Bujqësisë; (Kopje)
  • Procesverbalin e Inspektoratit Fitosanitar për gjendjen e depos; (Origjinal)
  • Për vazhdim të licencës paraqitet kopja e licencës egzistuese dhe procesverbali nga Inspektorati Fitosanitar; (NUK KA)
  • Dëshmia për pagesën; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 euro (për vazhdim 90 euro)Transfer bankar 1000400070001150