REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për depo pranë rrugës në tokat pyjore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencioni Pyjor i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mundësia e pajisjes me leje për shfrytëzimin me qira të pronës (tokës pyjore) shtetërore.

Përshkrimi: Kjo leje aplikohet për të mundësuar shfrytëzimin e tokës pyjore për depo pranë rrugës. Parashtruesi i kërkesës obligohet të kompletojë dokumentacionin e kërkuar nga Agjensioni Pyjor i Kosoves. Kërkesa pastaj verifikohet në terren nga komisioni profesional i cili edhe harton rekomandimet për Kryeshefin Ekzekutiv të Agjensionit, për aprovim ose refuzim të kërkesës. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Agjencia e Pyjeve të Kosovës – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Pronësia e ngastrave (Titullari i pronës);
  • Numri i parcelave dhe ngastrave;
  • Kultura e ngastrave (pyll, tokë pyjore, kullotë);
  • Sipërfaqja e kërkuar me qera;
  • Qëllimi i kërkeses;
  • Zona Kadastrale;
  • Kuvendi Komunal ku ndodhet Parcela;
  • Emri i Operatorit Ekonomik dhe përfaqësuesit që ka parashtruar kërkesë;
  • Numri i telefonit për kontakt;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Lista poseduese; (Origjinal)
  • Kopja e planit me Koordinata; (Origjinal)
  • Pëlqimin komunal; (Origjinal)
  • Certifikata e Biznesit; (Origjinal)
  • Certifikata e numrit Fiskal; (Origjinal)
  • Letërnjoftimi; (Kopje)
  • Aplikacioni; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPa pagesëPagesa në cash