REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për regjistrimin e plehrave artificiale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrolli dhe siguria e shëndetit publik, vendosja e rregullave të mbrojtjes së prodhuesve dhe konsumatorëve të plehrave artificiale dhe sistemit rregullues të plehrave në Kosovë.

Përshkrimi: Çdo subjekt që dëshiron të merret me regjistrimin e plehrave artificiale, duhet të paraqesë kërkesën për certificatë në zyrën e administratorit të Shërbimit Rregullues për plehra artificiale në Departamentin e Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimt Rural mes autorizuesëve të tyre në Kosovë. Departamenti i Politikave Bujqësore dhe Tregjeve do të lëshon çertifikatën e regjistrimit Brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Tel,fax,e-mail;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim; (Origjinal)
  • Certifikate e analizave laboratorike për llojet e plehrave artificiale; (Origjinal)
  • Autorizim nga kompania prodhuese për llojet e plehrave artificiale që regjistrohen; (Kopje e vertetuar)
  • Fletëpagesën e taksës për regjistrim në vlerë prej 200 €, riregjistrim 100 €; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 Euro (për vazhdim te licencës 100 Euro)Transfer bankar 1000400070001150