REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për persona përgjegjës në barnatore bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mundësimi i certifikimit/licencimit të personave përgjegjës për barnatore bujqësore pa të cilat këto të fundit nuk mund të themelohen.

Përshkrimi: Kërkesa për leje e personit përgjegjës për Barnatore Bujqësore bëhet në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Prodhimitarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Leja lëshohet në një afat prej 15 ditësh, pas kompletimit të dokumentacionit, sipas procedurës administrative, duke u bazuar në vlerësimin dhe propozimin e autoritetit kompetent. Procedura për vazhdimin e lejës është e njejtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri, mbiemri i pronarit;
  • Tel, fax, e-mail;
  • Emri dhe mbiemri i agronomit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Data e Aplikimit;
  • Emri dhe mbiemri i aplikuesit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për leje; (Origjinal)
  • Certifikatën e biznesit dhe informatën mbi biznesin (shifra 4778); (Origjinal)
  • Procesverbalin nga inspektorati fitosanitar për gjendjen e depos; (Kopje e vertetuar)
  • Diploma për përgatitjen profesionale (fakulteti i bujqësisë); (Kopje e vertetuar)
  • Pëlqimin për objektin nga kuvendi komunal; (Origjinal)
  • Fletëpagesën e taksës; (Origjinal)
  • Kontrata (në rast se pronari i firmës nuk është inxhinier i bujqësisë); (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 euroPagesa në cash 1000400070001150