REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për hulumtim shkencor për produktet për mbrojtjen e bimëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është hulumtimi apo kërkimi shkencor, autorizimi, qarkullimi dhe përdorimi, mbetjet në bimë dhe produkte bimore për vendosjen në treg dhe kontrollimi i substancave aktive të produkteve për mbrojtjen e bimëve.

Përshkrimi: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e lëshon vendimin për ta bërë hulumtimin në zonë të caktuar, pastaj aplikuesi bën kërkesë dhe bën pagesën. Leja lëshohet nga Ministria Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht Departamenti i Prodhimitarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, sipas procedurës administrative, duke u bazuar në vlerësimin dhe propozimin e autoritetit kompetent. Leja lëshohet brenda një afati real prej 10 ditësh me vendim të veçantë. Poashtu, procedura e njëjtë vlen edhe për vazhdim të lejes për hulumtim me kusht që aplikuesi të parashtroj kërkesë 4 (katër) muaj para skadimit, duke dhënë arsyetim në formë të shkruar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Emri, mbiemri i pronarit;
  • Tel, fax, e-mail;
  • Emri dhe mbiemri i agronomit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Veprimtaria për të cilën regjistrohen;
  • Emri dhe mbiemri i aplikuesit;
  • Data e aplikimit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për licencim; (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit; (Origjinal)
  • Formulari për autorizim të produkteve për mrojtjen e bimëve (PMB -ve); (Origjinal)
  • Forma e etiketës me përmbajtjen e saj; (Origjinal)
  • Formulari për identifikimin e substancës aktive; (Origjinal)
  • Autorizimin nga Kompania Prodhuese për Produktet për Mbrojtjen e Bimëve; (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit për produktet për mbrojtjen e bimëve (PMB-të) e ndonjërit shtet anëtarë të BE-së; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa30 euroTransfer bankar 1000400070001150

Formulari nuk është në dispozicion