REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje e vecantë për produktet e mbrojtjes së bimëve

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është rregullimi i vendosjes në treg dhe kontrollimi i substancave aktive të produkteve për mbrojtjen e bimëve, autorizimi, qarkullimi përdorimi, mbetjet në bimë dhe produkte bimore.

Përshkrimi: Procedura për lëshimin e lejes së veçantë për shfrytëzimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve inicohet nga parashtruesi i kërkesës. Kërkesa dorëzohet pranë Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregtare në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Departamenti Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve me një vendim e lëshon lejen e veçantë për shfrytëzimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve brenda afatit prej 15 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës nga parashtruesi i saj.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 120 ditë

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Emri, mbiemri i pronarit;
  • Tel, fax, e-mail;
  • Emri dhe mbiemri i agronomit;
  • Adresa, vendi, komuna
  • Veprimtaria për të cilën regjistrohen;
  • Data e aplikimit;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për leje; (Kopje)
  • Certifikatën e biznesit dhe informatën mbi biznesin; (Origjinal)
  • Prosesverbalin nga inspektorati fitosanitar për gjendjen e depos; (Origjinal)
  • Diploma për përgatitjen profesionale; (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa200 euroTransfer bankar 1000400070001150

Formulari nuk është në dispozicion