REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për shfrytëzimin e tokës pyjore për kullotjen e gjedhëve, viçave, deleve, qengjave, kuajve, gomarëve dhe derrave

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencioni Pyjor i Kosovës

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është mundësia e shfrytëzimit të tokës pyjore për kullotjen e kafshëve.

Përshkrimi: Kërkesa për pajisje me këtë leje mund të parashtrohet në dy forma: kërkesë e thjeshtë me shkrim ose me gojë më ç’rast ceket vetëm numri i kafshëve pa ndonjë dokument tjetër. Kryeshefi i Agjencionit të Pyjeve të Kosovës përmes autoriteteve komunale vendos për dhënien apo refuzimin e lejes. Lidhur me këto kërkesa procedura administrative zakonisht zgjatë tri ditë. Procedura është e njëjtë edhe për vazhdim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Për një vit

Organi i ankimimit: Agjencioni i Pyjeve të Kosovës – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Nuk ka ndonjë formular. Kërkesa mund të parashtohet me shkrim por edhe gojarisht, vetëm deklaron numrin e kafshëve dhe rojtarët janë të pajisur me blloka fletëpagesa me numra serial.

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 3 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Nuk kërkohet asnjë dokument, përveç që duhet të bëhet një kërkesë me shkrim, apo edhe gojarisht dhe numrin e kafshëve. (NUK KA)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaGjedhët, delet - 1.20 euro në vit; vicat, qingjat - 0.80 euro në vit; kuajt, gomerët - 1.90 euro në vit; derrat - 1.60 euro në vit; derrkucët - 0.90 euro në vit. Tarifat janë për numër kafshësh.Transfer bankar 1000-4000-7000-115