REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për tregtimin e plehrave artificiale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është vendosja e rregullave të mbrojtjes së prodhuesve, importuesve, tregtuesve e konsumatorëve të plehrave artificiale dhe sistemit rregullues të plehrave në Kosovë për të mbrojtur konsumatorin e plehrave.

Përshkrimi: Për t'u licencuar si tregtues të plehrave artificiale, aplikuesi duhet të aplikojë dhe të bëjë pagesën në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përkatësisht në Departamentin e Prodhimitarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pas shqyrtimit të kërkesës për licencim, do t'i lëshoj licencë aplikuesit vetëm pasi të jetë e sigurtë se janë plotësuar kushtet e parapara me Ligjin për plehrat artificiale dhe kushtet e përcaktuara me këtë udhëzim administrativ. Procedura e njejtë për vazhdimin e licencës.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Tel,fax,e-mail;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën mbi regjistrimin e biznesit; (Origjinal)
  • Kërkesa për licencim; (Kopje)
  • Diplomën e shkollës së mesme bujqësore ose Diplomën e Fakultetit të Bujqësisë; (Origjinal)
  • Pëlqimin për objektin nga kuvendi komunal; (Origjinal)
  • Procesverbalin nga inspektori fitosanitar për gjendjen e depos; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa80 Euro (për vazhdim të licencës 60 Euro)Transfer bankar 1000400070001150