REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për ripaketus të plehrave artificiale

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Prodhimtarisë dhe Mbrojtjes së Bimeve

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i një klime në të cilën edhe prodhuesit e plehrave artificiale do të kenë mundësinë për ta ushtruar veprimtarinë e tyre në një ambient rregullativ të përshtashëm sikurse që në të njëjtën kohë i kontribuon ngritjes së cilësisë në prodhimin e plehrave artificiale.

Përshkrimi: Çdo subjekt që dëshiron të merret me ripaketimin e plehrave artificiale, duhet të paraqesë kërkesën për licencim Administratorit të Shërbimit Rregullues për plehra artificiale në Departamentin e Prodhimit dhe Mbrojtjes së Bimëve në Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimt Rural. Kërkesa bëhet në formë të shkruar dhe kjo i bashkangjitet dokumentacionit për licencim. Licenca lëshohet në një afat prej 10 ditësh ndërsa procedura për vazhdimin e licencës është e njëjtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa, vendi, komuna;
  • Tel, fax, e-mail;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën e biznesit dhe informatën mbi biznesin; (Origjinal)
  • Kërkesa për ripaketim (Origjinal)
  • Autorizimin nga kompania prodhuese, që lejon ripaketimin e plehrave artificiale; (Origjinal)
  • Certifikatën e analizave të kompanisë prodhuese nga laboratori i akredituar ; (Origjinal)
  • Pëlqimin mjedisor; (Origjinal)
  • Lejen mjedisore; (Origjinal)
  • Procesverbalin nga inspektori fitosanitar; (Origjinal)
  • Modelin e tiketës dhe përshkrimi detal i të dhënave në etiketë; (Origjinal)
  • Dëshmitë për kualifikimet profesionale të stafit; (Kopje e vertetuar)
  • Fletëpagesën e taksës për licencim; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 euro Transfer bankar 1000400070001150