REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për posedim të armës së zjarrit (Për shoqatat e gjuetisë dhe shenjëtarisë)

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është lejimi i personit juridik të licencuar që të posedoj armë zjarri që i takojnë kategorisë B dhe C, që të garantojë sigurinë publike duke evidentuar personat të cilët kanë në përdorim armë zjarri që i takojnë kategorisë B dhe C dhe që të garantojë sigurinë publike duke evidentuar personat të cilët kanë në përdorim armë.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme. Kërkesa me dokumentacion dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Kërkesa shqyrtohet dhe nëse është përgjigjja pozitive pritet dorëzimi i kopjes së pagesës në mënyrë që të pajiset me leje për veprimtarinë që ka aplikuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 Vite

Organi i ankimimit: Komisioni i Ankesave

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin e kompanisë
  • Emrin e personit përgjegjës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën e biznesit (Origjinal)
  • Certifikatën e dhomës së ruajtjes së armëve (Origjinal)
  • Pëlqimin e blerjes së armës (Origjinal)
  • Raportin e shitjes së armës nga kompania që e ka blerë (Origjinal)
  • Vërtetimin dëshmues të qitjes provuese (Origjinal)
  • Certifikatën e shenjimit të armës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 EuroPagesa në cash 1000420070000170

Formulari nuk është në dispozicion