REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikatë për kushtet minimale të ruajtjes së armëve dhe municionit

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është sigurimi i kushteve për tregtimin e armëve, pjesëve të armëve dhe municonit nga persona juridik, për të garantuar sigurinë publike.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe me pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nëse komisioni për shqyrtim merr vendim për dhënien e certifikatës për personit fizik, pastaj i njëjti njoftohet që mund ta marrë certifikatën për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin e kompanisë dhe personin përgjegjës
  • Numrin e punëtorëve të certifikuar dhe të regjistruar
  • Numrin e certifikatës të biznesit
  • Numrin e licencës për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Licencën për tregti me armë, pjesë të armëve dhe municion (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Origjinal)
  • Vërtetimin nga gjykata departamenti ekonomik për personin juridik (Origjinal)
  • Vërtetimin e të kaluarës kriminale për pronarin dhe personin e autorizuar (Origjinal)
  • Dokumentin mbi pronësinë apo kontratën e noterizuar me pronarin për shfrytëzim të objektit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 euroTransfer bankar1000420070000179

Sharko formularët