REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për tregti me armë, pjesëve të armës dhe municion

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi juridik për ushtrimin e veprimtarisë e tregtisë së armëve, pjesëve të armës dhe municionit.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë, Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme me pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë -MPB. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektoret Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike sipas legjislacionit, pastaj raportojnë Komisioni për shqyrtimin.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 9 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin e kompanisë
  • Emri i personit përgjegjës
  • Nr. i regjistrimit të biznesit
  • Vendi (Numri dhe rruga, Komuna, Vendi, Kodi postar)
  • Kategoria e armëve
  • Letërnjoftimin (Kopje) të themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30-90 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Origjinal)
  • Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente (Origjinal)
  • Dëshminë nga organi kompetent që posedon hapsirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municion (Origjinal)
  • Dëshminë që ka së paku qarkullim (Origjinal)
  • Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 Euro, Për vazhdim 200 Euro Transfer bankar1000420070000179

Sharko formularët