REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Pëlqim për blerjen e armës së zjarrit - personat fizik

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi fizik për blerë armë, pjesë të armës dhe municionit.

Përshkrimi: Aplikimi dorëzohet në ndërtesën e MPB-së. Dokumentet e parapara me ligj dhe udhëzim administrativ janë të nevojshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo më larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike nëse janë bërë sipas legjislaturës që mbulon këtë fushë. Nëse aprovohet njoftohet personi përgjegjës i subjektit juridik me c‘rast i jepet pëlqimi. Ky pëlqim ka afat të vlefshmërisë 6 muaj. Nëse refuzohet do t’i lëshohet një vendim për refuzim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 6 muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i personit fizik
  • Mosha
  • Arsyet e blerjes së armës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 deri 90 ditë, nëse është rast i komplikuar

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e Ministrisë së Punëve të Brendshme për trajnimin në qendra të licencuara (Kopje)
  • Dëshmi për aftësi të plotë ligjor për veprim (qendra për punë sociale) (Kopje)
  • Posedon aftësi fizike dhe psikike dhe është i aftë të posedojë apo mbajë armë zjarri (Origjinal)
  • Dëshmi për të kaluarën kriminale (Origjinal)
Pa pagesë

Sharko formularët