REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Pëlqim për blerje të armës së zjarrit - personat juridik

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi juridik për të blerë armë, pjesë të armës dhe municionit.

Përshkrimi: Aplikimi dorëzohet në ndërtesën e MPB-së. Dokumentet e parapara me ligj dhe udhëzim administrativ janë të nevojshme. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike nëse janë bërë sipas legjislaturës që mbulon këtë fushë. Nëse aprovohet, njoftohet personi përgjegjës i subjektit juridik me ç‘rast i jepet pëlqimi. Ky pëlqim ka afat të vlefshmërisë 6 muaj. Nëse refuzohet, lëshohet vendimi për refuzim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 6 Muaj

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Emri i personit përgjegjës
  • Numri i certifikatës së biznesit
  • Kategoria e armëve
  • Letërnjoftimin

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 deri 90 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente (Kopje)
  • Dëshminë nga organi kompetent që posedojnë hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës së zjarrit dhe municionit (Kopje)
  • Dëshminë që ka së paku qarkullim (Origjinal)
  • Dëshminë për ushtrim të veprimtarisë përkatës (Origjinal)
Pa pagesë

Sharko formularët