REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikimi i qendrës së kontrollit

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është plotësimi i një numri të standardeve të përcaktuara me ligj dhe udhëzim administrativ, përmes së cilave kontrollohen aktivitetet e kompanive të sigurisë private.

Përshkrimi: Personi juridik (kompania private e sigurimit) parashtron kërkesë në mënyrë online duke klikuar https://sshps.rks-gov.net për certifikimin e qendrës së kontrollit për shërbimin përkatës. Udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Private të Sigurisë autorizon inspektorët për verifikimin e plotësimit të standardeve minimale të përcaktuara me ligj. Pas realizimit të inspektimit, inspektorët i ofrojnë udhëheqësit të Divizionit për Shërbime Private të Sigurisë; procesverbalin nga inspektimi, raportin e pajtueshmërisë si dhe rekomandimin për certifikimin e qendrës së kontrollit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Adresa
  • Nr. i regjistrimit të biznesit
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Adresa e personit përgjegjës
  • Numri kontaktues
  • E-maili
  • Data e aplikimit
  • Aplikuesi
  • Personi përgjegjës
  • Nënshkrimi i personit përgjegjës
  • Kontakti
  • Vula

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal, Per shikim)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa50 EuroTransfer bankar000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion