REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për prodhim të armëve, pjesëve të armës dhe municionit

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është fitimi i të drejtës ligjore nga personi juridik për ushtrimin e veprimtarisë e prodhimit të armëve, pjesëve të armës dhe municionit.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë dhe Departamentin për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin dorëzohet në Divizionin për Armë dhe Eksplozivë -MPB. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike sipas legjislacionit në fuqi.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emrin e kompanisë dhe personin përgjegjës
  • Numri i regjistrimit të biznesit
  • Lloji i licencës (Shoqata e gjuetarëve, Shoqata e qitjes sportive, Qendra e trajnimit)
  • Numri i licencës
  • Vendi (Numri dhe rruga, Komuna, Vendi, Kodi postar)
  • Kalibrat e lejuar
  • Kategoria e poligonit
  • Klasifikimi (Armë të shkurtra, Armë të gjata)
  • Kategoria e armëve Letërnjoftimin (Kopje) të themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 deri 90 ditë, nëse është rast i komplikuar

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Origjinal)
  • Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente (Origjinal)
  • Dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municionit (Origjinal)
  • Dëshminë që ka së paku qarkullim (Origjinal)
  • Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa2000 Euro, Per vazhdim 1000 Euro Transfer bankar 1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion