REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikim i automjetit të akredituar transportues

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është monitorimi i zbatimit të dispozitave ligjore më të cilat është e rregulluar fusha e sigurisë private, ngritja e nivelit të sigurisë të transportit të parave të gatshme.

Përshkrimi: Kompania private e sigurimit parashtron kërkesë organit kompetent për certifikim të automjetit për Transportin e Parave të Gatshme. Pas pranimit të kërkesës udhëheqësi i divizionit, autorizon inspektorët të bëjnë inspektimin e automjeti për përmbushjen e standardeve të përcaktuara me akët nënligjor. Pas realizimit të inspektimit inspektorët bazuar në procesverbal dhe kritereve të parapara, rekomandojnë udhëheqësit të divizionit certifikimin e automjetit në kategorinë përkatëse. Pas verifikimit të dokumentacionit udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike lëshon vendim për certifikimin e automjetit për kategorinë përkatëse.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E papërcaktuar

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Adresa
  • Nr. i regjistrimit të biznesit
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Data e aplikimit
  • Numri kontaktues
  • E-maili
  • Vula

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal)
  • Libreza e automjetit (Kopje)
  • Libri i automjetit (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 EuroTransfer bankar1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion