REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë e aktivitetit, shpërndarja e ngrohjes apo gazit natyror

Zyre e Rregullatorit të Energjisë

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qëllim që t'u lejojë të licencuarve të operojnë në tregun e energjisë në Kosovë vetëm nëse ata i plotësojnë kushtet dhe kriteret për një veprimtari të tillë.

Përshkrimi: Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri. Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim, transferim të licencës etj., do të paguajnë taksën administrative. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për licencim. Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra së Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar.Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar. Procedura e vazhdimit është e njëjtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Varësisht nga jetëgjatësia e aseteve të përdorura për kryerjen e aktiviteteve relevante me kohëzgjatje që nuk mund të tejkalojë periudhën dyzet (40) vjeçare.

Organi i ankimimit: Zyra e Rregullatorit për Energji

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kerkeses
  • Adresa e selise dhe e njesise
  • Telefoni, emaili
  • Emri dhe mbiemri i personit pergjegjes
  • Vula e subjektit afarist

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Planin e biznesit (afarist) të aplikuesit për tre (3) vitet e ardhshme. (Origjinal)
  • Pasqyrat financiare vjetore të aplikuesit për tre (3) vitet e fundit. Këto pasqyra financiare duhet të jenë të audituara nga auditorë të licencuar dhe të pavarur financiarë. Aplikuesi do të dorëzojë raportin e auditorëve veçmas nga gjendja financiare, ndërsa ndërmarrja e sapokrijuar të dorëzojë deklaratën financiare dhe nformacione në lidhje me përvojën e partnerëve ose aksionarëve të tij, nëse ka, në përmbushjen e aktiviteteve të ngjashme për energji. (Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimin nga një institucion financiar ose institucion tjetër që konfirmon ekzistencën e fondeve të mjaftueshme për ushtrimin e aktiviteteve për energji (p.sh. garanci bankare të aplikuesit apo kompanisë mëmë në rast të subvencionit, ose evidencë të ngjashme të fondeve të mjaftueshme për të financuar aktivitetin për të cilin kërkohet licenca). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Kopjen e vërtetuar të regjistrimit të aksioneve ose pjesëmarrjes reale të cilitdo nga aksionarët ose partnerët e aplikuesit (p.sh. marrëveshjen e krijimit të shoqërisë, vendimin e gjykatës, kopjen e vërtetuar të regjistrit të aksionarëve, statutin e ndërmarrjes, etj.). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik. (Kopje)
  • Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Detajet e përvojës së aplikuesit për kryerjen e aktiviteteve të energjisë në formë të biografisë (Curriculum Vitae – CV) së ndërmarrjes. (Kopje)
  • Informacione në lidhje me strukturën organizative (menaxhmentin dhe personelin profesional) të aplikuesit. (Kopje)
  • Biografitë (CV-të) e stafit menaxhues dhe personelit tjetër të lartë të aplikuesit, së bashku me kualifikimet e tyre. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi për pagesën e taksës së aplikueshme për licencim (në pajtim me Nenin 6 paragrafin 5 të Rregullës për Licencim). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Një përshkrim të karakteristikave përkatëse të sistemit të shpërndarjes dhe territorit për shpërndarjen e energjisë elektrike dhe ngrohjes. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshminë mbi pronësinë apo të drejtën ligjore për të përdorur elementet e sistemit të shpërndarjes. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • sistemit, siç përcaktohet në Nenin 16 paragrafin 1 nënparagrafi 1.13 të Ligjit për Energjinë Elektrike, Nenin 7 të Ligjit për Energjinë, dhe në Nenin 15 paragrafin 3 nënparagrafi 3.2 të Ligjit për Ngrohjen Qendrore. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi lidhur me numrin dhe strukturën e konsumatorëve të kyçur dhe atyre potencial. (Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi për posedimin e sistemeve të harduerit dhe softuerit të nevojshme për llogaritjen e rrjedhave të ngarkesës të sistemit energjetik, lidhjeve të shkurta dhe deklaratën për blerjen ose sigurimin e sistemeve të përmendura. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Treguesit për matjen e kualitetit të furnizimit me energji (kohëzgjatjen, frekuencat, numrin e ndërprerjeve, ndërprerjet e shprehura në minuta për konsumator etj.) dhe shërbimet në operimin e sistemit (informatat e përgjithshme, marrëveshjet për leximin e njehsorëve, kohën e kyçjes, dështimet, rivendosjen e sistemit energjetik pas dështimeve etj). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Specifikimet dhe karakteristikat teknike të pajisjeve matëse të sistemit të shpërndarjes. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1,000.00 € - Pagese fillestare: (njëmijë euro). 500 € (pesëqind euro) – Pagese për rishikim-modifikim/ndryshim apo vazhdim, dhe transfer licence. Transfer bankar1000 4300 7000 8375

Sharko formularët