REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për armë të kategorisë D

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është lejimi për bartjen e armëve vetëm në vendet e gjahut, shenjëtarisë vendeve të trajnimit ose vendeve për riparim.

Përshkrimi: Për blerje të armës së kategorisë D nuk është i nevojshëm pëlqimi për blerje të armës. Arma mund të blehet vetëm me letërnjoftim ku pala të jetë mbi 21 vjet. Pas blerjes së armës një kopje e kontratës dhe raporti i shitjes dorëzohet në stacionin përkatës ku dhe regjistrohen të dhënat e armës. Pas shënimit të detajeve të armës leja (kartela) printohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe dërgohet në stacion.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 Vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Detajet e armës
  • Raporti i shitjes
  • Kopja e kontratës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 EuroTransfer bankar1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion