REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për deponim të eksplozivit ose fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është plotësimi i kushteve të sigurisë nga personat që kanë në posedim eksploziv, në mënyrë që të garantohet siguria publike.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe me pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrin e Punëve të Brendshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo më larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të bazuar në legjislaturën në fuqi dhe rekomandimit të Inspektorëve të bazuar në inspektimin për kushtet minimale, përgatitet Leja për aplikuesin, i cili pastaj thirret me telefon që të marr Lejen për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Numri i Regjistrimit të biznesit
  • Loji i ruajtjes (Eksploziv apo Fishekzjarrë)
  • Vendi i adresës (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi Postar)
  • Emri i personit përgjegjës
  • Vendi i adresës së personit përgjegjës (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi Postar

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) (Kopje)
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (Origjinal, Kopje)
  • Certifikatën që biznesi nuk është nën hetime ekonomike (Kopje)
  • Certifikatën shëndetësore (Origjinal)
  • Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Kopje e lejes relevante për shitje, prodhimin apo përdorim të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve (Kopje)
  • Plani ekstrakt i kadastrës së komunës lokale (1:25.000) (Kopje)
  • Skema e Hollësishme në vendin e deponimit në 1:1000 (Kopje)
  • Lloj i propozuar i eksplozivëve KB grupi i rrezikshmërisë dhe vlerësimi i rrezikut . (Kopje)
Pa pagesë

Formulari nuk është në dispozicion