REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Kartelat zyrtare të identifikimit

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ushtrimi i veprimtarisë nga kompanitë private të sigurimit me punëtorë të licencuar.

Përshkrimi: Kompania private e sigurimit i parashtron kërkesë organit kompetent për kartela të identifikimit për të gjithë punëtorët e tyre të licencuar të sigurimit. Pas shqyrtimit të lëndës, zyrtari i lartë për standardizim, trajnim dhe licencim pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme lëshon kartela identifikim kompanisë për punëtorët e tyre të sigurimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Adresa
  • Numri i regjistrimit të biznesit
  • Numri i licencës
  • Emri /mbiemri i personit përgjegjës
  • Adresa e personit përgjegjës
  • Numri kontaktues
  • E-mail
  • Data
  • Vula
  • Kërkesa për punëtorët
  • Mbiemri
  • Emri
  • Adresa
  • Numri i licencës
  • Numri personal, Pozita e punës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal)
  • Kopja e licencës së punëtorit të sigurimit (Kopje)
  • Kopja e kontratës së punës (Kopje)
  • Fotografia (Origjinal)
  • Kërkesa për verifikimin e së kaluarës (Kërkohet vetëm për OMA, Roja e TPG-së dhe mbajtësit e qenit) (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 EuroTransfer bankar 1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion