REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për bartje të gazit natyror

Zyre e Rregullatorit të Energjisë

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qellim që t'u lejojë të licencuarve të operojnë në tregun per bartjen e gazit natyror në Kosovë vetëm nëse ata i plotësojnë kushtet dhe kriteret për një veprimtari të tillë për të mos rrezikuar shëndetin publik .

Përshkrimi: Qëllimi i kësaj rregulle është të përcaktojë kriteret dhe kërkesat për licencimin e ndërmarrjeve që kryejnë aktivitete në sektorin e energjisë, procedurën për lëshimin, modifikimin/ndryshimin, transferimin/bartjen, pezullimin/suspendimin, ndërprerjen/tërheqjen e licencës, si dhe të drejtat dhe detyrimet që do të përfshihen në licencë. Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri. Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim, transferim të licencës etj., do të paguajnë taksën administrative. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për licencim. Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra e Rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar. Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Deri ne 40 vite

Organi i ankimimit: Zyra e Rregullatorit për Energji

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Do përcaktohet me akt nën-ligjor

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaNuk është përcaktuar ende. Transfer bankar1000 4300 7000 8375

Formulari nuk është në dispozicion