REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për caktimin e operatorit të mbrojtjes së afërt për personin që sigurohet

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është ngritja e nivelit të sigurisë private, më ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e përgjithshme në vend, si dhe monitorimi, kontrollimi i aktiviteteve të kompanise private të sigurimit e punëtorëve të sigurimit.

Përshkrimi: Pas parashtrimit të kërkesës nga personi që kërkon të sigurohet, kompania private e sigurimeve, bën vlerësimin paraprak të rrezikut dhe harton planin e mbrojtjes dhe parashtron kërkesë organit kompetent për vlerësimin e kërcënimit me dokumentet përkatëse. Organi kompetent shqyrton kërkesën dhe ia përcjellë atë Policisë së Kosovës e cila duhet ta kryej në afat prej 15 ditësh ku përgjigja e policisë do të jetë: 1. Pajtim mbi kërkesën për mbrojtje të afërt; 2. Mos pajtim me kërkesën për mbrojtje të afërt. Në rastin 1, organi kompetent autorizon menjëherë KPS-it, se ata mund të caktojnë operator të mbrojtjes së afërt (për të cilët njofton organin kompetent, cilët janë dhe kohëzgjatja e kontratave) personit që kërkon sigurim, kurse në rastin 2 nuk miratohet kërkesa e kompanisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Adresa
  • Numri i licencës
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Adresa e personit përgjegjës
  • Numri kontaktues
  • E-maili
  • Të dhënat e personit që kërkon mbrojtje të afërt (Emri, Mbiemri, Nr. letërnjoftimit, Profesioni)
  • Data
  • Njësia kërkuese
  • Personi përgjegjës
  • Nënshkrimi i personit përgjegjës
  • Kontakti
  • Vula

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal)
  • Kopja e vlerësimit të rrezikut (Kopje)
  • Planin e propozuar të mbrojtjes (Origjinal)
  • Kërkesë për mbrojtje të afërt (Origjinal)
  • Pëlqimi për të dhënat e përdorura/marrë gjatë vlerësimit të rrezikut (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa5 EuroTransfer bankar 1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion