REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Autorizim për nisjen fillestare të veprimtarisë të kompanisë private të sigurimit

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është synimi që të kontrollohet veprimataritë të cilat ushtrohen nga Kompanitë private të sigurimit, si dhe luftimi i informalitetit.

Përshkrimi: Pas nënshkrimit të marrëdhënieve të kontraktuara me klientin, kompania private e sigurimit parashtron kërkesë në mënyrë online duke klikuar https://sshps.rks-gov.net për autorizim për nisjen fillestare të veprimtarisë, të cilës i bashkëngjitet dokumentacioni i kërkuar me ligj. Pastaj Shqyrtohet lënda nga zyrtari për standardizim, trajnim dhe licencim, dhe nëse kompania i plotëson kriteret e parapara me ligj, udhëheqësi i Divizionit për Shërbime Private të Sigurisë lëshon autorizim kompanisë për nisjen fillestare të veprimtarisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Adresa
  • Lloji i shërbimit
  • Data e aplikimit
  • Numri kontaktues
  • E-mail
  • Nënshkrimi i personit përgjegjës
  • Vula

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal)
  • Dëshmin e licencimit të kompanisë për të kryer shërbimet e përkatës (Kopje)
  • Dëshmin e policës së sigurimit (Origjinal)
  • Marrëdhënies kontraktuale me shkrim me klientin (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa20 EuroTransfer bankar1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion