REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për objekte të prodhimit të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është pajisja me leje e personi juridik. Personi juridik mund të fillojë prodhimin e eksplozivëve apo fishekzjarrëve në Republikën e Kosovës.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizioni për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo më larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të bazuar në legjislaturën në fuqi dhe rekomandimit të Inspektorëve të bazuar në inspektimin për kushtet minimale, përgatitet Leja për subjektin juridik, i cili më pastaj thirret me telefon personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr lejen për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Numri i Regjistrimit të biznesit
  • Lloji i prodhimit (Eksplozivë, Fishekëzjarrë)
  • Adresa (Rruga dhe numri, Komuna, Kodi postar)
  • Emri i personit përgjegjës (Adresa, Rruga dhe numri, Komuna, Kodi postar)

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) (Kopje)
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (Origjinal, Kopje)
  • Kopje e licencës për përdorim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve ose Kopje e licencës për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve (Kopje)
  • Certifikatën shëndetësore (Origjinal)
  • Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • 1. Lokacioni i Planit të Sigurisë. 2. Vlerësimin e rrezikut. (Kopje)
  • Ekstrakt nga plani i kadastrës së komunës lokale (1:25.000) (Kopje)
  • 1. Skicë e hollësishme e vendit të ruajtjes 1:1000. 2. Skicë e hollësishme e ndërtesës së prodhimit në 1:1000 (Origjinal, Kopje)
  • Lloji i propozuar i eksplozivëve sipas grupit të Rrezikshmërisë sipas KB-së dhe NEQ (Kopje)
Pa pagesë