REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për shërbimet e sigurimit të tubimeve publike

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është zbatimi i të gjitha dispozitave ligjore më të cilat është e rregulluar fusha e sigurisë private, ngritja e nivelit të sigurisë private, me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e përgjithshme në vend, si dhe monitorimi dhe kontrollimi i aktiviteteve të kompanisë private të sigurimit e punëtorëve të sigurimit.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Shërbimet Private të Sigurisë pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në mënyrë online duke klikuar https://sshps.rks-gov.net Ministrin e Punëve të Brendshme. Pastaj shqyrtohet lënda nga zyrtari për standardizim, trajnim dhe licencim, i cili i rekomandon Udhëheqësin e Divizionit për Shërbimet Private të Sigurisë për nxirrje të vendimit pasi që janë plotësuar kushtet, licenca dërgohet për nënshkrim tek Udhëheqësi i Departamentit për Siguri Publike.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Adresa
  • Nr. i regjistrimit të biznesit
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës
  • Adresa e personit përgjegjës
  • Numri kontaktues
  • E-maili
  • Data e aplikimit
  • Aplikuesi
  • Personi përgjegjës
  • Nënshkrimi i personit përgjegjës
  • Numri kontaktues
  • Vula e personit juridik

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa (Origjinal)
  • Certifikata e biznesit të kompanisë (Kopje)
  • Dokumenti nga gjykata kompetente që vërteton që nuk është nën hetime apo në proces të falimentimit (Origjinal)
  • Kërkesa për verifikimin e së kaluarës për subjektin aplikant, themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës (Origjinal)
  • Pëlqim i nënshkruar që ju lejon inspektorëve qasje në hapësirat e punës të kompanisë (Origjinal)
  • Profili i kompanisë duke përfshirë emblemat, shenjat dhe përshkrimin e uniformës së punës. (Origjinal)
  • Kopjen e kontratave të pesëmbdhjetë (15) punonjësve (punëtorë të sigurimit themelor). (Kopje)
  • Kopjen e kontratës për menaxher të sigurimit (Kopje)
  • Certifikata e qendrës së kontrollit. (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPër herë të parë 500 euro, Për vazhdim 250 euroTransfer bankar1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion