REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për përdorim të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është licencimi i kompanive me licencë për përdorim të eksplozivëve dhe fishekzjarrëve si dhe zbatimi i ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, pasurisë dhe mjedisit.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrin e Punëve të Brendshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo me larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të bazuar në legjislaturën në fuqi dhe rekomandimit të Inspektoreve të bazuar në inspektimin për kushtet minimale, përgatitet licenca për subjektin juridik, i cili pastaj thirret me telefon personi përgjegjës i subjektit juridik që të marrë fletëpagesën që të bëj pagesën në bankë dhe pas dorëzimit të një kopje të saj mund ta marrë licencën për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Numri i Regjistrimit të biznesit
  • Lloji i licencës (Për eksplozivë, Për fishekzjarrë)
  • Vendi i adresës (Rruga dhe Numri, Komuna, Kodi Postar)
  • Ofroni të dhëna mbi llojin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve të planifikuara për përdorim
  • Ofroni të dhëna për procesin dhe teknologjinë e përdorimit (mund të vendoset në shtojcë)
  • Ofroni listën e personave të kualifikuar dhe të autorizuar

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) (Kopje)
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (Origjinal)
  • Certifikatën që biznesi nuk është nën hetime ekonomike (Kopje)
  • Certifikatën shëndetësore (Origjinal)
  • Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Garancion bankar prej 10.000 euro (Origjinal)
  • Certifikatën nga personat e autorizuar. (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 EuroTransfer bankar1000420070000179

Sharko formularët