REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë e aktivitetit të operatorit të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike

Zyre e Rregullatorit të Energjisë

Qëllimi: Kjo procedurë ka për qellim që t'u lejojë të licencuarve të operojnë në tregun e energjisë në Kosovë vetëm nëse ata i plotësojnë kushtet dhe kriteret për një veprimtari të tillë.

Përshkrimi: Aplikuesi duhet të dorëzojë në Zyrën e Rregullatorit për Energji aplikacionin në kopje të shtypura dhe elektronike në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë. Në rast se ndonjë dokument/dëshmi është nxjerrë në ndonjë gjuhë tjetër, aplikuesi duhet të dorëzojë dokumentin e përkthyer në një nga gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe të vërtetuar nga noteri. Procedura e vazhdimit është e njëjtë. Të gjithë aplikuesit për licencim, modifikim/ndryshim, transferim të licencës etj., do të paguajnë taksën administrative. Aplikuesi duhet të sjellë kopjen e faturës së taksës së paguar, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike, pas dorëzimit të aplikacionit për licencim. Periudha e shqyrtimit të aplikacionit do të fillojë që nga data kur Zyra së rregullatorit për Energji e konsideron aplikacionin të kompletuar. Pas kompletimit të gjitha dokumenteve atëherë, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji do të marrë një vendim brenda nëntëdhjetë (90) ditësh kalendarike, nga parashtrimi i aplikacionit të kompletuar

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Për aktivitetet e operatorit të sistemit të transmisionit varësisht nga jetëgjatësia e aseteve të përdorura për kryerjen e aktivitetit relevant me kohëzgjatje maksimale prej tridhjetë (30) vjetësh

Organi i ankimimit: Zyra e Rregullatorit për Energji

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i Aplikuesit (Personit Juridik)
  • Vula e Aplikuesit
  • Emri i Aplikuesit (Personit Juridik)
  • Selia
  • Adresa
  • Nr. i Regjistrimit
  • Nr. telefonit, Nr. faksit
  • Adresa e e-mail-it
  • Emri dhe mbiemri i kontaktit personit
  • Adresa
  • Nr. telefonit, Nr. faksit
  • Adresa e e-mail-it
  • Aktivitetet aktuale te aplikuesit ne lëmin e energjisë në Kosovë
  • Aktivitetet e mëparshme të aplikuesit në lëmin e energjisë në Kosovë

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikatën e regjistrimit të aplikuesit si Organizatë biznesore, që i është lëshuar nga agjencia e autorizuar për regjistrimin e organizatave biznesore. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Planin e biznesit (afarist) të aplikuesit për tre (3) vitet e ardhshme. (Origjinal)
  • Pasqyrat financiare vjetore të aplikuesit për tre (3) vitet e fundit. Këto pasqyra financiare duhet të jenë të audituara nga auditorë të licencuar dhe të pavarur financiarë. Aplikuesi do të dorëzojë raportin e auditorëve veçmas nga gjendja financiare, ndërsa ndërmarrja e sapokrijuar të dorëzojë deklaratën financiare dhe nformacione në lidhje me përvojën e partnerëve ose aksionarëve të tij, nëse ka, në përmbushjen e aktiviteteve të ngjashme për energji. (Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimin nga një institucion financiar ose institucion tjetër që konfirmon ekzistencën e fondeve të mjaftueshme për ushtrimin e aktiviteteve për energji (p.sh. garanci bankare të aplikuesit apo kompanisë mëmë në rast të subvencionit, ose evidencë të ngjashme të fondeve të mjaftueshme për të financuar aktivitetin për të cilin kërkohet licenca). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Kopjen e vërtetuar të regjistrimit të aksioneve ose pjesëmarrjes reale të cilitdo nga aksionarët ose partnerët e aplikuesit (p.sh. marrëveshjen e krijimit të shoqërisë, vendimin e gjykatës, kopjen e vërtetuar të regjistrit të aksionarëve, statutin e ndërmarrjes, etj.). (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi i përmbush detyrimet ligjore lidhur me pagimin e taksave në vendin ku është regjistruar si person juridik. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Certifikatën nga organi kompetent që aplikuesi nuk është në procedurë likuidimi/falimentimi, që biznesi i tij nuk administrohet nga gjykata dhe që aktivitetet e tij komerciale nuk janë të pezulluara. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Detajet e përvojës së aplikuesit për kryerjen e aktiviteteve të energjisë në formë të biografisë (Curriculum Vitae – CV) së ndërmarrjes. (Kopje)
  • Informacione në lidhje me strukturën organizative (menaxhmentin dhe personelin profesional) të aplikuesit. (Kopje)
  • Biografitë (CV-të) e stafit menaxhues dhe personelit tjetër të lartë të aplikuesit, së bashku me kualifikimet e tyre. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi nga Banka relevante (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Përshkrim të karakteristikave të sistemit të transmisionit përkatës për transmetimin e energjisë dhe dëshmi për të drejtën pronësore, për të shfrytëzuar elementet e sistemit. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Planin për zhvillimin e sistemit, siç përcaktohet në Nenin 12, paragrafin 1, nënparagrafin 1.20 të Ligjit për Energjinë Elektrike, dhe Nenin 7 të Ligjit për Energjinë, duke përfshirë edhe ndikimin e zhvillimit të sistemit në tarifat e aprovuara nga ZRRE. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Dëshmi mbi kapacitetet ndërkufitare (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • sistemit të harduerit dhe softuerit të nevojshëm për përllogaritjen e rrjedhave të ngarkesës, për menaxhimin e dispeçimit të centraleve për prodhim të energjisë, shërbimeve ndihmëse dhe lidhjeve të shkurta, stabiliteti dinamik i tregut të balancimit, dhe për menaxhimin e kongjestionit, nëse është e aplikueshme, si dhe deklaratën për blerjen ose sigurimin e sistemeve të përmendura. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Specifikimet dhe karakteristikat teknike të pajisjeve matëse në pikat e faturimit të energjisë elektrike. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
  • Deklaratën se aplikuesi do të përmbushë të gjitha obligimet e tij të dala nga licenca dhe që do të zhvillojë dhe do të implementojë të gjitha kodet teknike, siç përcaktohen me Ligjin për Energjinë Elektrike. (Origjinal, Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1,000.00 € - Pagese fillestare: (njëmijë euro). 500 € (pesëqind euro) - Pagese për rishikim-modifikim/ndryshim apo vazhdim, dhe transfer licence. Transfer bankar1000 4300 7000 8375

Sharko formularët