REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Pëlqim në lokacion për ndërtimin e objekteve për materiet e rrezikshme (deponitë, stacionet e pikës së shitjes së karburanteve)

Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencioni për Menagjim Emergjent

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i mekanizmave mbrojtës për parandalimin e shkaqeve dhe përhapjes së zjarrit, ndërmarrja e masave për mbrojtje nga zjarri për të garantuar sigurinë publike.

Përshkrimi: Kërkesës për pëlqimin në lokacion për ndërtimin e objekteve i bashkëngjiten dokumentat të cilat i parasheh ligji, dërgohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme (Agjencinë e Menaxhimit Emergjent - Departamenti i Parandalimit), pastaj Inspektorët e Departamentit për Parandalim e inspektojnë lokacionin, nëse janë plotësuar kushtet atëherë Departamenti i Parandalimit jep pëlqim.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Kapaciteti i GLN
  • Parcela (numri)
  • Fleta poseduese (numri)
  • Zona kadastrale (numri)
  • Komuna
  • Parashtrusi i kërkeses
  • Numri për kontakt

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimin (Kopje, Per shikim)
  • Fletën Poseduse (kontrata e qirasë) (Kopje e vertetuar, Kopje)
  • Certifikatën e biznesit (Kopje)
  • Kopjen e planit : A.-Planin situacional të terrenit me gabaritet e objekteve ekzistuese të cilat gjenden në dhe rreth lokacionit të propozuar, b.-Përshkrimin teknik të terrenit i paraqitur në planin situacional, c.-Përshkrimin e llojit dhe sasis se lengjeve ndezëse të cilat keni pë qellim ti vendosni në lokacionin e propozuar d.-Procesi teknologjik (Kopje)
  • Dëshmitë e pagesës së taksave (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaDalja në teren 50 euro, Pëlqimi 150 euroPagesa nëpërmjet pullës 1000420070000179

Formulari nuk është në dispozicion