REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për poligonet civile për qitje

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Poligonet civile për qitje janë objekte të dedikuara për ushtrime sportive – rekreative në qitje, si dhe për aftësime lidhur me përdorimin e drejtë dhe të sigurt të armës së zjarrit, pneumatike dhe armës me hark, tojë apo tetivë që plotësojnë kushte teknike dhe të sigurta për përdorimin e armës së zjarrit, pneumatike dhe armës me hark, tojë apo tetivë.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë, Municion dhe Eksplozivë, Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, apo mund ta shkarkojnë nga Udhëzimi administrativ përkatës dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Divizionin për Armë dhe Eksplozivë -MPB. Përveç dokumentacionit personi juridik do të inspektohet nga Inspektorët Nacional të cilët do të shohin kushtet teknike sipas legjislacionit, pastaj raportojnë Departamentit për Siguri Publike për shqyrtim. Nëse aprovohet njoftohet personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr fletëpagesën që të bëj pagesën në bankë dhe pas dorëzimit të një kopje të saj mund ta marrë licencën.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 10 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 dana

Informatat e kërkuara

  • Emrin e kompanisë
  • Emri i personit përgjegjës
  • Nr i regjistrimit të biznesit
  • Lloji i licencës (Shoqata e gjuetarëve, Shoqata e qitjes sportive, Qendra e trajnimit)
  • Numri i licencës
  • Vendi (Numri dhe rruga, Komuna, Vendi, Kodi postar)
  • Kategoria e poligonit
  • Klasifikimi (Armë të shkurtra, Armë të gjata)
  • Kategoria e armëve të lejuara
  • Kalibrat e lejuar
  • Kategoria e poligonit
  • Klasifikimi (Armë të shkurtra, Armë të gjata)
  • Kategoria e armëve të Letërnjoftimin (Kopje) të themeluesit, pronarët dhe personat përgjegjës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit (Origjinal)
  • Vërtetimin gjyqësor që puna e personit juridik nuk ndalohet ose ndërpritet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente (Origjinal)
  • Dëshminë nga organi kompetent që posedon hapësirë për ruajtjen dhe vendosjen e sigurt të armës, pjesëve të armës dhe municionit (NUK KA)
  • Dëshminë që ka së paku qarkullim (Origjinal)
  • Verifikimi i së kaluarës për subjektin aplikues, themeluesit e tij, pronarët dhe personat përgjegjës (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaPër herë të parë 500 euro, Për vazhdim 250 euroTransfer bankar 1000420070000170

Sharko formularët