REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për prodhim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është inspektimi dhe verifikimi i prodhuesit të eksplozivëve apo fishekzjarrëve, për arsye se fusha e sigurisë publike është tejet specifike dhe e ndjeshme.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrin e Punëve të Brendshme. Pastaj shqyrtohet lënda nga zyrtari për standardizim, trajnim dhe licencim, i cili i rekomandon udhëheqësin e Departamenti për Siguri Publike për përgatitjen e vendimit, i cili pastaj proceson lëndën në kabinet me gjithë licencë të përgatitur për nënshkrim, pastaj verifikohet nga kabineti i ministrit dhe nënshkruhet nga Ministri.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Numri i Regjistrimit të biznesit
  • Lloji i licencës (Prodhimi i eksplozivëve, Prodhimi i fishekzjarrëve)
  • Vendi i adresës (Rruga dhe Numri, Komuna, Numri Postar)
  • Ofroni të dhëna mbi llojin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve të planifikuara për t'u prodhuar
  • Ofroni të dhëna për procesin dhe teknologjinë e prodhimit (mund të vendoset në shtojcë)
  • Ofroni listën e personave të kualifikuar dhe të autorizuar
  • Ofroni detaje se si shenja CE do të merret

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) (Kopje)
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (Kopje)
  • Certifikatën që biznesi nuk është nën hetime ekonomike (Kopje)
  • Certifikatën shëndetësore (Origjinal)
  • Certifikatën e kualifikimit profesional (eksperienca përkatëse) (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Garancion bankar prej 10.000 euro (Origjinal)
  • Lejen për deponim (Origjinal)
  • Lejen për objektet ku prodhohen eksplozivët (Origjinal)
  • Certifikatën e personave te autorizuar (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 euroTransfer bankar 1000420070000170

Formulari nuk është në dispozicion