REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për import, eksport, tranzit dhe transferim të eksplozivëve apo fishekzjarrëve

Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Siguri Publike

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është licencimi i kompanive me licencë për import, eksport, transit, transferim të eksplozivëve si dhe zbatimi i ligjit dhe akteve nënligjore në fuqi, me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, pasurisë dhe mjedisit.

Përshkrimi: Palët marrin kërkesën për aplikim në Divizionin për Armë dhe Eksploziv pranë Departamentit për Siguri Publike tek Ministria e Punëve të Brendshme, dhe më pas kërkesa me të gjithë dokumentacionin e paraparë me ligj dhe udhëzim administrativ dorëzohet në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Përgjigjja për aplikim do të jepet jo më larg se 30 ditë nga data e aplikimit. Pas plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm të bazuar në legjislaturën në fuqi dhe rekomandimit të Inspektorëve të bazuar në inspektimin për kushtet minimale, përgatitet licenca për subjektin juridik, i cili me pastaj thirret me telefon personi përgjegjës i subjektit juridik që të marr fletëpagesën që të bëj pagesën në bankë, dhe pas dorëzimit të një kopje të saj mund ta marrë licencën për veprimtarinë për të cilën ka aplikuar.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 Vite

Organi i ankimimit: Ministria e Punëve të Brendshme

Afati i ankimimit: 15 Ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Numri i Regjistrimit të biznesit
  • Lloji i licencës (Prodhimi i eksplozivëve, Prodhimi i fishekzjarrëve)
  • Adresa (Rruga dhe Numri, Komuna, Numri Postar
  • Ofroni të dhëna mbi Llojin e eksplozivëve dhe fishekzjarrëve të planifikuar për prodhim
  • Ofroni listën e personave të kualifikuar dhe të autorizuar
  • Ofroni listën e personave të kualifikuar dhe të autorizuar
  • Ofroni të dhëna se si shenja CE do të merret

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Letërnjoftimin (mosha mbi 21 vjeçare) (Kopje)
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (Origjinal)
  • Certifikatën që biznesi nuk është nën hetime ekonomike (Kopje)
  • Certifikatën shëndetësore (Origjinal)
  • Certifikatën e drejtuesit të automjetit (leje e veçantë për drejtimin e automjeteve për bartje të mallrave të rrezikshme) (Kopje)
  • Certifikata e biznesit (Kopje)
  • Certifikata e ADR (vërtetimi që mjeti transportues ploteson kriteret për transport të mallrave të rrezikshme) (Origjinal)
  • Garancion bankar prej 10.000 euro (Origjinal)
  • Certifikatën e personave të kualifikuar (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaImport 50 euro Eksport - pa pagesë Tranzi - 1000 euroTransfer bankar1000420070000179

Sharko formularët