REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikim i sigurisë për ndërmarrjet hekurudhore

Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Qëllimi: Qëllimi i certifikatës së sigurisë është të ofroj dëshmi se ndërmarrja hekurudhore e ka të vendosur sistemin e menaxhimit të sigurisë dhe mund të plotësoj kërkesat e paraqitura në specifikimet teknike të interoperabilitett (STI), legjislacionin tjetër të BE-së dhe rregullat nacionale të sigurisë për kontrollin e rrezikut dhe operimin e sigurt në rrjet.

Përshkrimi: Në mënyrë që t’i jepet qasje në infrastrukturën hekurudhore, ndërmarrja hekurudhore e cila është e licencuar duhet të ketë certifikatën e sigurisë siç kërkohet me këtë ligj. Bazuar në Ligjin e Hekurudhave Nr. 04/L-063 Secili menaxher i infrastrukturës së shfrytëzimit të përbashkët duhet të merr autorizimin e sigurisë. Departamenti i sigurisë ka obligim që brenda 3 mujave pas pranimit të gjithë dokumentacioni relevat të marrë vendim të lëshoj ose refuzoj autorizimin e sigurisë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Infromatat e kompanisë;
  • Licenca për operim;
  • Kompetenca e sigurisë;
  • Deklarata e konformitetit;
  • Sigurimi;
  • Sistemi i Menaxhimit të Sigurisë;
  • Deklarata e aplikuesit;
  • Nënshkrimi;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 90

Dokumentacioni i kërkuar

  • Certifikata e biznesit; (Kopje e vertetuar)
  • Licencën për Transport Hekurudhor për Mallra dhe Udhëtar; (Kopje e vertetuar)
  • Deklarata e konformitetit; (Kopje e vertetuar)
  • Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë; (Kopje e vertetuar)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa15.000.00 EUROTransfer bankar170001210012552