REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Certifikata e përdorimit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Planifikimit Hapsinor, Ndërtimit dhe Banimit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është marrja e Certifikatës së përdorimit për objektet e përfunduara, që nënkupton se objekti/ndërtimi i plotëson të gjitha kerkesat për përdorimin e tij përkatesisht janë plotësuar të gjitha kërkesat e lejes së Ndërtimit. Është ndërtuar në vendin e planifikuar e cila si e tillë, përmirëson cilësinë e jetës për të gjithë qytetarët dhe mundëson ruajten e tokës bujqësore dhe resurset natyrore, si dhe për të mundësuar implementimin e dokumenteve të planifikimit hapsinor. Pajisja me Certifikatë përdorimi mundëson regjistrimin e ndërtimit në kadastër dhe në regjistrin e të drejtave të pronave të paluajtshme.

Përshkrimi: Pas përfundimit të ndërtimit dhe të gjitha fazave të inspektimit, aplikuesi plotëson aplikacionin për marrjen e Certifikatës së Përdorimit pa ndonjë pagesë shtesë, dhe në afatin prej 30 ditëve Ministria e lëshon Certifikatën e Përdorimit.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: E përhershme

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Qëllimi
  • Politikat
  • Procedurat e zyrës
  • Procedurat e Inspektimit
  • Data

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë (llogariten pas kompletimit të dokumentacionit të kërkuar me Ligjin për ndërtimin përkatësisht Udhëzimit Administrativ nr 052/2017 për procedurat e mbikëqyrjes inspektuese dhe certifikatën e përdorimit.

Dokumentacioni i kërkuar

  • Leja e ndërtimit (Origjinal)
  • Kërkesa për certifikatë të përdorimit (Origjinal)
Pa pagesë