REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licenca për menaxhimin e mbeturinave

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i procedurës sipas së cilës duhet të aplikohet për nxjerrjen e licencës dhe të krijoj kushte për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut prej ndotjes dhe rrezikut nga mbeturinat përmes administrimit të mbeturinave nga personi i licencuar. Licencimi vendos rregullat për menaxhimin e mbeturinave, përzgjedh operatoret që do të plotesojnë kushtet ligjore për menaxhimin e mbeturinave dhe bën të mundshme mbledhjen e shënimeve për mbeturina, i cili lehtëson dhe mundëson monitorimin e fushës së mbeturinave në Kosovë.

Përshkrimi: Aplikimi për licencë bëhet me kërkesë, të cilës i bashkangjiten dokumentet e nevojshme. Kërkesën me dokumentet përcjellëse e shqyrton Komisioni për licencimin e menaxhimit të mbeturinave i cili emërohet me vendim të Ministrit. Licencën për menaxhimin e mbeturinave Ministria e lëshon në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditësh nga dita e aplikimit të personit. Procedura për vazhdim është e njëjtë.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Shënimet personale të parashtruesit të kërkesës
  • Infomata për llojin e Licencës- veprimtarinë
  • Informata të përgjithshme për personin
  • Informata për stafin punues
  • Shënime për lokacionin ku zhvillohet veprimtaria - objektet trajtuese, madhësia e sipërfaqes dhe karakteristika tjera teknike
  • Specifikimet për pajisjet - kapaciteti i tyre dhe lloji
  • Referenca dhe shënime për operatorin
  • Deklarata e parashtruesit të kërkesës për vertetësinë e shënimeve
  • Shënime tjera

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 60 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Leja e ndërtimit per objektin dhe pajisjen dhe leje relevante tjera (Kopje e vertetuar)
  • Të gjitha dokumentet që vërtetojnë pronësinë ose kontrata me pronarin e lokacionit dhe objektit. (Kopje e vertetuar)
  • Pëlqimi nga Departamenti i Emergjencës (Kopje)
  • Pëlqimi mjedisor (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Origjinal)
  • Kontrata e punës e lidhur ndërmjet të punësuarve dhe personit juridik (Origjinal)
  • Plani per objektin dhe pajisjen për administrimin e mbeturinave (Kopje)
  • Plani operativ i operatorit për administrimin e mbeturinave (Origjinal)
  • Dëshmi për kualifikimin e të punësuarve duke përfshirë edhe drejtuesin teknik - certifikata diploma (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa500 Euro Pagesa në cash 1000400070002120

Formulari nuk është në dispozicion