REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Leje për transport ndërkombëtar të rregullt të udhëtarëve

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është përcaktimi i kritereve dhe procedurave për lëshimin e lejeve, për operatorin e transportit rrugor të udhëtarëve që kryen transport ndërkombëtar të udhëtareve në linjat e rregullta me autobus.

Përshkrimi: Pala parashtron kërkesën për leje për transport të rregullt të udhëtarëve jashtë Kosovë, pranë Departamentit të Transportit Rrugor duke dorëzuar në të njëjtën kohë dokumentacionin e nevojshëm. Pas kësaj, Ministria e Infrastrukturës themelon komisionin për vlerësimin e kërkesës. Pasi që të jetë shqyrtuar kërkesa e palës, Komisoni vendos për dhënien ose refuzimin e lejes.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: Deri 5 vite (varet nga lëshimi i lejes dhe vendet e destinacionit)

Organi i ankimimit: Ministria e Infrastruktures

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i subjektit afarist
  • Ushtruesi i kërkesës
  • Adresa e selisë dhe e njësisë
  • Telefoni dhe e-maili
  • Emri dhe mbiemri i personit përgjegjës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni (Origjinal)
  • Licenca B ose D (Kopje)
  • Kontrata e bashkëpunimit (Origjinal)
  • Harta me Itinerar (Origjinal)
  • Rendi i udhëtimit dhe çmimorja (Kopje e vertetuar)
  • Kompetenca profesionale (Kopje e vertetuar)
  • Vërtetimin nga Gjykata se operatori nuk ka pengesa ligjore (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
PagesaMbi 500 km – 100 Euro Nën 500 km – 50 Euro Transfer bankar1000430070003710

Formulari nuk është në dispozicion