REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Çertifikatë e kamionëve për transport ndërkombëtar të mallrave për nevoja personale. Certifikatë e kamionëve për transport ndërkombëtar të mallrave për palë të treta, me qira dhe me pagesë.

Ministria e Infrastrukturës, Departamenti i Transportit Rrugor

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është çertifikimi i kamionëve me anë të të cilit bëhet identifikimi i numrit të automjeteve komerciale në Kosovë bazuar në vitin e prodhimit, kushtet teknike të sigurisë dhe ndotjen e ambientit. Çertifikata është pjesë përbërëse e Licencës.

Përshkrimi: Me rastin e aplikimit për licencë pala në të njëjtën kohë aplikon dhe për certifikatë. Në momentin kur pala aplikon për këtë çertifikatë, themelohet komisioni për vlerësimin e aplikacionit. Pasi të jetë shqyrtuar lënda Departamenti i Transportit Rrugor informon palën lidhur me lëndën përkatëse. Nëse përgjigjia është negative, atëherë palës me vendimin përkatës udhëzohet për këshillën juridike për hapat që duhet ndjekur më tej.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite

Organi i ankimimit: Në Ministrinë e Infrastrukturës

Afati i ankimimit: 30 ditë

Informatat e kërkuara

  • Numri i Biznesit
  • Emri i biznesit
  • Adresa e zyrës
  • Adresa e parkingut
  • Adresa e servisit
  • Telefon/Faks
  • e-mail/web

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 30

Dokumentacioni i kërkuar

  • Libreza e Qarkullimit (Kopje)
  • Sigurimi i automjetit (Kopje)
  • Kontrolla teknike e automjetit (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa10 Euro për nevoja personale, 20 Euro palë të treta, qira dhe pagesë Transfer bankar 1000430070003710

Formulari nuk është në dispozicion