REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për herë të parë si qarkullues farmaceutik me shumicë për produkte dhe pajisje medicinale

Agjencioni i Kosovës për Produkte Medicinale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është evidentimi i qarkulluesve me shumicë në tërë Republikën e Kosovës për të siguruar shëndetin publik.

Përshkrimi: Fillimisht aplikuesi aplikon në Agjencionin e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale. Agjencioni i Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale e shqyrton kërkesën në afat prej 15 ditëve për licencim të aplikuesit dhe Agjencioni i Kosovës për Produkte dhe Paisje Medicinale e dorëzon dosjen te Departamenti i inspektoratit farmaceutikë për produkte dhe pajisje medicinale për inspektim të qarkulluesit farmaceutik në afat prej 7 ditëve me qëllim të lëshimit të licencës. Departamenti i inspektoratit farmaceutik për produkte dhe pajisje medicinale i rekomandon Departamentit të licencimit dosjen. Departamenti i licencimit e lëshon licencën në afat prej 5 ditëve. Qarkullimi me shumicë i produkteve dhe paisjeve medicinale nënkupton importimin, furnizimin, deponimin dhe distribuimin.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vjeqare me përtëritje vjetore

Organi i ankimimit: Bordi i ankesave në AKPM

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i kompanisë
  • Adresa e kompanisë
  • Vendi
  • Telefoni
  • E-maili
  • Emri i pronarit
  • Numri i certifikatës së biznesit
  • Farmacisti përgjegjës
  • Numri i licencës së punës së farmacistit
  • Tekniku i farmacisë
  • Numri i licencës së punës të teknikut
  • Operimi me barna narkotike
  • Posedimi i laboratorit për përgatesa magjistrale
  • Deklarata e aplikuesit
  • Dokumentacioni për licencimin e barnatorës

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Cerifikata e biznesit (Origjinal)
  • Vula e barnatorës (Origjinal)
  • Aktvendimi për plotësimin e kushteve higjeno sanitare (Origjinal)
  • Raporti nga Inspektorati Farmaceutikë për Produkte dhe Pajisje Medicinale (Kopje e vertetuar)
  • Licenca profesioniste e farmacistit (Origjinal)
  • Licenca e profesioniste e teknikut (Origjinal)
  • Kontrata mes punëmarrësit dhe punëdhënësit (Origjinal)
  • Numri fiskal (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Taksa150 euroTransfer bankar 1000 4000 7000 2508
Pagesa5000 euro e ndarë në pesë këste vjetore; 150 EUR për aplikimTransfer bankar 1000 4000 7000 2508

Sharko formularët