REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për qarkullues të verës për qarkullim në tregun e brendshëm

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është tregtimi i verës në tregun e brendshëm me qëllim të informimit të konsumatorit se vera është vlerësuar dhe e sigurtë për konsumim.

Përshkrimi: Për të marrë licencën, pala (subjekti i regjistruar në Departament) parashtron kërkesën në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë, me ç'rast dorëzohen 4 mostrat, kryhen analizat labaratorike, vlerësohet cilësia dhe në fund pas kryerjes së obligimeve ligjore lëshohet certifikata në bazë të rastit të deklaruar për cilësinë e verës pasi që është bërë vlerësimi i shijes së verës.

Baza ligjore

  • LIGJI NR.02/L-8 PËR VERËRAT
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 02/2013 PËR CAKTIMIN E LARTËSISË SË KOMPENZIMIT MATERIAL PËR SHËRBIMET E KRYERA NË LËMIN E VRESHTARISË DHE VERËTARISË

Vlefshmeria e lejes: 1 vit

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i aplikuesit dhe mbiemri i aplikuesit;
  • Data e aplikimit
  • Numri i regjistrimit (biznesit) të subjektit;
  • Adresa;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për licencim; (Kopje)
  • Çertifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; (Kopje e vertetuar)
  • Letërnjoftimin; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa80 Euro (për vazhdim 30 euro)Transfer bankar 1000400070001150

Formulari nuk është në dispozicion