REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për destilator

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është krijimi i ambientit unik për prodhimin, përpunimin, qarkullimin, kontrollimin e produkteve në treg të brendshëm dhe për eksport- import për të siguruar shëndetin e konsumatorit.

Përshkrimi: Për të marrë licencën për destilator, parashtruesi (subjekti i regjistruar në Departament) parashtron kërkesën në Departamentin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë dhe dorëzon 4 mostrat, bëhet analizat labaratorike, vlerësohet cilësia dhe në fund pas kryerjes së obligimeve ligjore lëshohet certifikata në bazë të rastit të deklaruar për cilësinë e verës në treg.

Baza ligjore

  • LIGJI NR.02/L-8 PËR VERËRAT
  • UDHËZIM ADMINISTRATIV Nr. 02/2013 PËR CAKTIMIN E LARTËSISË SË KOMPENZIMIT MATERIAL PËR SHËRBIMET E KRYERA NË LËMIN E VRESHTARISË DHE VERËTARISË

Vlefshmeria e lejes: 2 vite

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i aplikuesit dhe mbiemri i aplikuesit;
  • Data e aplikimit;
  • Adresa;
  • Numri i biznesit;
  • Tel, Fax, e - mail;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesa për regjistrim; (Kopje)
  • Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; (Origjinal)
  • Diploma profesionale sipas Nenit 3 të Udhëzimit administrativ MA – NR – 06/2013; (Kopje e vertetuar)
  • Të dhënat mbi kapacitetet përpunues dhe prodhuese të ndërmarrjes; (Origjinal)
  • Procesverbal fitosanitar; (Origjinal)
  • Fletëpagesa e taksës për regjistrim; (Origjinal)
  • Letërnjoftimi; (Kopje)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa50 euro hera e parë - për vazhdim 20 euroTransfer bankar 1000400070001150