REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për importim të verës dhe prodhimeve të tjera nga rrushi dhe vera

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është kontrollimi i cilësisë të prodhimit të verërave të importuara që shitja e tyre në treg vendor të jetë e sigurt për konsumatorin.

Përshkrimi: Aplikuesi bën kërkesë për marrjen e licencës për të pasur të drejtë për të importuar verë. Aplikuesit dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar së bashku me 4 mostrat për analizë fiziko-kimike dhe për degustim (vlerësim organoleptik) për të vlerësuar verën sipas cilësisë, kategorisë dhe pas kryejes të pagesave lëshohet raporti i analizave dhe origjina e verës si dhe vërtetohet formulari për import ose eksport.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 3 vjet

Organi i ankimimit: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Data e aplikimit;
  • Emri dhe mbiemri i pronarit;
  • Adresa;
  • Numri i biznesit;
  • Emri i subjektit;
  • Numri i telefonit dhe email adresa;

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15 ditë

Dokumentacioni i kërkuar

  • Kërkesë për regjistrim; (Origjinal)
  • Leternjoftimi; (Kopje)
  • Certifikata e biznesit dhe informata mbi biznesin; (Kopje e vertetuar)
  • Fletëpagesa e taksës për regjistrim; (Kopje e vertetuar)
  • Për vazhdim kërkohet fletëpagesa për vazhdimin e licencës; (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa100 Euro (vazhdimi 80 euro)Transfer bankar 1000400070001150