REGJISTRI QËNDROR I
LEJEVE DHE LICENCAVE

AL  SR  EN

Licencë për Qarkullues Farmaceutik me Pakicë (Barnatore) për Produkte dhe Pajisje Medicinale

Agjencioni i Kosovës për Produkte Medicinale

Qëllimi: Qëllimi i kësaj procedure është licencimi i Qarkulluesve Farmaceutikë me Pakicë për të mundësuar dispenzimin e produkteve dhe pajisjeve medicinale në mënyre legale në Republikën e Kosovës.

Përshkrimi: AKPPM tashmë ka funksionalizuar sistemin online "Barnatari", https://barnatari.rks-gov.net, përmes të cilit bëhet aplikimi. Fillimisht çdo aplikues duhet të krijoj user-in / përdorues-in në sistem. Hapi i parë i aplikimit është ngarkimi i dokumentacionit nga pala dhe dërgimi përmes sistemit. Hapii dytë është validimi nga ass. e Departamentit të licencimit e lëndës. Hapi i tretë është vlerësimi i kushteve në teren nga zyrtarët e lartë të licencimit / vlerësuesit-audit. Hapi i katërtë është evaluimi pas kthimit nga tereni dhe bashkangjitja e procesit të pranimit, dhe nga pala e pagesës të cilin e gjeneron nga sistemi. Hapi i pestë është përcjellja në sistem të lëndës për nënshkrim nga Drejtori i Departamentit të Licencimit dhe Kryeshefi Ekzekutiv.

Baza ligjore

Vlefshmeria e lejes: 5 vite ose me ripërtëritje 1 vjeçare

Organi i ankimimit: Bordi i ankesave në AKPM

Afati i ankimimit: 15 ditë

Informatat e kërkuara

  • Emri i barnatorës
  • Adresa e barnatorës
  • Vendi
  • Telefoni
  • E-maili
  • Telefoni
  • Numri i certifikatës së biznesit
  • Farmacisti përgjegjës
  • Numri i licencës së punës së farmacistit
  • Tekniku i farmacisë
  • Numri i licencës së punës të teknikut
  • Operimi me barna narkotike
  • Posedimi i laboratorit për përgatesa magjistrale
  • Deklarata e aplikuesit
  • Farmacisti përgjegjës - nënshkrimi data
  • Pronari nënshkrimi data
  • Dokumentet për licencimin e barnatorës
  • Emri i barnatorës; Nënshkrimi i farmacitit përgjegjës; Data e pranimit; Numri i protokolit.
  • Për ripërtëritje shtohet edhe një Deklaratë që provon se kushtet e licencimit nuk kanë ndryshuar

Koha e parashikuar brenda së cilës duhet të jepet përgjigje për proceduren (në ditë): 15

Dokumentacioni i kërkuar

  • Aplikacioni për licencim si qarkullues me pakicë i produkteve dhe pajisjeve medicinale (Origjinal)
  • Certifikata e regjistrimit të biznesit (Kopje)
  • Aktvendimi mbi plotësimin e kushteve higjieno sanitare (Kopje)
  • Licenca profesionale e farmacistit (Kopje)
  • Licenca profesionale e teknikut të farmacisë (Kopje)
  • Kontrata në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit (për farmacistin dhe teknikun) (Origjinal, Kopje)
  • Plani Arkitekturor (Origjinal)
Lloji i pagesësShuma (në Euro)Mënyra e pagesësNumri i llogarisë
Pagesa1000 Euro Licencimi me kohëzgjatje 5 vjeçare; 250 Euro Përtëritja vjetore; 100 Euro Vlerësimi i kushteve në teren;Transfer bankar 1000 4000 7000 2508

Formulari nuk është në dispozicion